Dalin pamjet nga konflikti i dhunshëm që u regjistrua sot në një qendër votimi në Lushnjë.
Demokrati Saimir Korreshi tha më herët për News 24 se përplasja ndodhi mes grupeve për shkak se vëzhguesit socialistë, sipas tij detyronin punonjësit e administratës shtetërore të fotografonin votën.
Korreshi: Ka nis që në mëngjes ku anëtarët e kësaj QV kanë deklaruar se çelsat i mbante drejtori i postës, e turpshme kjo gjë sepse nuk ka se si mund ti mbajë drejtori i postës.
Që në fillim ka qenë e tensionuar situate, deri sa arriti në agravimin ku një vëzhgues i PS-së, përveç gjithë patronazhistët që janë te dera fotografon votën deri sa është kapur dhe pastaj kanë lindur incidente.
E vetmja gjë që bëjnë sot është që detyrojnë njerëzit që punojnë në administratën shtetërore për të fotografuar votën ose atyre që i kanë çuar naj kile miell.
Sot shikojmë të gjithë të deleguarit e Tiranës e përfaqësues që deklarojnë se nuk e qethin farë për SPAK, me këtë zhargon, rrinë 10 metra larg kutive të votimit , initmidojnë të gjithë ata që kanë në punë.