NGA NGA AGRON GJEKMARKAJ

NISJA

Pesha e madhe e ngjarjeve po e shndërron kroniken në dëshmitaren kryesore të kësaj beteje epike në Parlamentin e Shqipërisë. Dje të gjithë luftuam heroikisht. U nisem ashtu jakë e jakë, por me vendosmëri, të heshtur por jo të tulatur. Kryezevendes Lideri Muli u shfaq hijerëndë por i dashur. Lideri në perspektivë Gazi  dukej  i heshtur por këmbëngulës. Albana si vetë urtësia solli kumtin “passeremos”.

 OBORRI

U grumbulluam si bilbilenjtë nën rrape. Dy a tri këngë trimerie kënduam. Xhela e filloi me Hajredin Pashen. Morëm kah dera por qielli u err, toka po dridhej. Hyrja ishte e zënë nga dhjetra gardistë të lidhe me besa besë. Kryezevendes Lideri u foli si Çerçizi turqërisë “mylazim hiq taborrë lerini djemtë e mi të shkojnë, do të skuq të bëj me bojë”. Ata hiç meit. Qameti u ndez.

U afrova unë, u luta, “amani more çuna, jam Zevendes Kryetari i Kuvendit vetë Babua i madh  më ka dhënë iradenë, që mos qofsha, lemeni të hy. Sikter more edepsez mu hakerrye njeri syresh, me kë bën shakara pa kripë ti, gjete diten, Kuvendi ka vetem një Zevendes Kryetare dhe ajo është Ermua jonë punetore e dalluar e Partisë”.

Ajo ka hyrë, serbes serbes, ndaj ti vër thembrat nga majet e lipsu, hajt lanet”. U binda ç’të bëja , hapa kompjuterin në shkallë  që të fshihja ngashërimin që më zu. Ah te ishte ai uruar Salianj psheretiva.

KULMI

Po djali i Peqinit pikërisht ai i ndjeshmi,  poetiku , esteti e ashiku Dash Sula që zeherit i thotë sheqer, vetë mjalta domethënë ai që Elisen e quan më të emblen e politikaneve  u shndërrua në rrufe zhgjetare. Fjala e tij që bubullimë, gjuha e tij  mitroloz, trupi i tij u bë topuz. Sikur Zoti vete e zbriti mbi koka gardistesh si deshmi që dita e gjykimit erdhi.

Toga-toga po vinin dhe deputet socialistë ashtu të zalisur e kokëulur. Doktori u lëshonte një bërrrr bërrr dhe ata iknin me vrap neper korije.  Situata po e bëhej dilemë mes jetës e vdekjes.

Veziri i madh Tao ndonëse shumë i motivuar për të bërë zap opozitën pas fjalimit të shoqata e grave një ditë me parë ku u foli nënave, si motrave, e shoqeni, atje brenda po humbiste durimin, skenari po deshtonte, salla ishte ënde bosh. Oficeret e gardes morën urdher që të fusnin nga dyert anësore , dritaret, tubat dhe vrimat deputetet socialist. Diku u gjet një e çarë dhe si hollak u fut barkas Bujari i Lushnjes. Sa kaloi nderoi grusht.

Niko Nikoqirin nxitoi drejt  një vrime. Nga brënda e terhiqte Çuçi nga jashtë e shtynte Çyrbja. Po kishte ngecur dhe renkonte. Po tërhiq e tërhiq këpucët e pantallonat i mbeten jashtë, po shyqyr një nga zaptiet brenda i dha të vetat.

Dilua  dhe Ulsiu si pesha të lehta ja futen vrapit dhe hynë nga dritarja e qenefit të Akademisë. Ulsi nga ferkimi humbi mjekrren. Ogerta si sorkalle gjet një derë aneksi nga pas dhe ja bëri fora. Toni Gogun e terhoqen me dy litarë.

Njëri u keput. Me shpirt të ngrirë shihnin Majkon e djersitur e Mimi di Puccinin të skuqur zori që terhiqnin cimen e fundit se ai shejtan është i rëndë. Kur u ngjit bëri shënjen e kryqit. Ikonomin me tetë të tillë.

Por  ne e mblodhem veten shpejt dhe filluam të vëmë roje qoshe me qoshë. Ina Zhupa dhe Elda Hoti u kthyen në mur ku thyenin koken të gjithë  armiqtë. Elda u thoshte “nuk jam Hot si Lul Basha po si Çun Mula dhe per ju është zanë rruga”.

Një debat trondites u zhvillua mes saj dhe Erjon Braçes.

“He mi i thoshte Eri me gjen mua të vogel dhe s’me le të hyj nga biruca ” Ina i kthehej ”te erdha aty  se sa rripi im i mesit je”.

Eri iku më vrap dhe u fsheh pas një ferre derisa dy gardistë e futen në një domixhan kinse se kanë ujë në të dhe e gjuajten matanë nga një penxhere.

Ngadalë si vesa, erdhi Etilda. Na këqyri me pafajësi e moskuptim siç ajo di dhe pastaj na u bë def nga sytë. Veç kur më vonë e gjetem në sallë me një maskë për t’u mbrojtur nga prapësitë e kesaj bote. E mbeshtjellë me mister kishte hyrë brenda.

Në anen tjeter dy kalorësit e bashkimit Edi Paloka dhe Lideri në perspektive Gazi po bënin një tjeter qëndrese që drodhi të madh e të vogel. Ata u përleshen si luanë me Klodin të cilën po e ruajnë për ti ngjyrosur flokët dhe Olten. Kjo e fundit kishte gojë dreqja. Po edhe Lideri në perspektivë vërshim Lanë e ka qerratai.  Ndersa tek dera luhej nderi i demokracisë prisja të vinte Jorushi i Tabakeve aq e dashur  e mbështjelle me melankolitë e saj të qashtra. Nëse historia do bëhej me ndoshta e sikur, do bëja ç’mos që protesta të mos kishte ndodhur në mënyre që Jorushi të fliste se dritë e diturisë përpara të na shpjerë.

Ndonëse ne po triumfonim në të gjitha frontet ndihesha i pa motivuar. Pader Salianji ai njeri i adeteve të shenjta, i lutjes dhe shpatës, bash ai që miresinë e ka kauzë të jetes , gjendej bashkë me Bledion Nallbatnë në Ëashington në takime të medha.

Pasi socialistet kush barkas , kush pupthi, kush nga dritarja e kush nga vrimat e mbushen sallën. Na u hap dera ku si dhën do hynim në katua dhe ne të Opozites.

 SALLA

Trimi i Lushnjes Saimir Koreshi “vox populi vox dei”, bëri të padegjuaren, u rras në skaner veshur e mbathur dhe analizat i dolen qelibar. Hiqe gozhupin i thërrisnin, nuk dua ore se kam ftomë gjegjej ai, kur tak si levend doli nga tjetra anë.

Pas shumë trysnie ja dolëm. U gjindem brenda, koleget kishin marrë trajtën e fytyrave “të kungullta e të egëra”. Tezja dukej si e balsamosur në kavanozin e frikes. Anila Denaj ëndërronte sikur të isha në stane sot, kuvendim me barinjtë. Pashë Belen. Ndjeva mall.

Heroizmi po hynte në një faze të re, perseri Saimir Koreshi dhe Mond Spaho e “banë deken si me le” paf e puf , puf e paf, tym dynjaja.

Kosta ishte çartalluar, mendonte  në djall vaftë intelektualizma, si e si me kallepe dinamiti të shkonte në Gjykatë Kushtetuese e ku “tjeglla, qepra krahë e krena, të kercenin mbi beden”. Ata i kanë nxire faqen Babos me Xhiorxhian e këtë se duronte dot. Pashë kalimthi që Jona e mbante nga xhaketa dhe Dori, keshilltari im trim i rrinte nga pas. Një shyqyr me doli nga shpirti. Arben Pellumbi e shifte dhe i dorezuar tha me gjasë nuk do e arrij kurrë ritmin e bëmave të Kostaqit. U bë gri si palltoja. Bora lotonte. Laerti ju kthye perseri punes së tij të nderuar të mbledhesit të loteve. Vetëm koka e Margeritit dilte mbi shtëllungat e tymit.

BILANCI

Pasi dolëm triumfatorë  trupa e Opozitës po bënte bilancin. Kryezevendes Lideri pasi shprehu konsideratën e tij të lartë për bëmat, përqafoi protagonistet e ndau veçmas Oerd Bylykbashin për reflektimin dhe guximin e dëftuar. Befas tha, “ka edhe nga ata që u treguan pacifistë, të nderdyzuar, dhe jo besimplotë, ata të bëjnë një hap përpara”.  Pamë njëri tjetrin në sy dhe me Tritanin dolëm para rreshtit. Ju dhimbsem gurit e drunit ashtu kokëulur.

Fati e desh që Lideri në perspektive të ndërhynte. Ai tha “ nën shembullin e me të mirëve edhe keta do të bëhen luftetarë të mëdhenj të lirisë, Mondi të marrë në patronazh Tritanin, ndërsa Sajmja, Agronin, zonja Edhit të monitorojë përparimin”. Luan Baçi duartrokiti dhe me kaq u mbyll kjo epope.

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re