Skip to content

DIMAL-BERAT / Qytetarja ‘gajas’ Berishën: Zegjineja i thërriste Gazit ‘hajde të hamë një çik’, po ç’do hante që e ngrëntë dheu…!

1746183434 90c5b1f6b3e942b697d782c5b427b519

Një banore e zonës së Dimalit në Berat ka lënë detajin pikant të ditës së fushatës së PD-së ditën e djeshme , teksa mori fjalën dhe shkaktoi të qeshura te të pranishmit dhe vetë Sali Berisha

Një banore e zonës së Dimalit ka lënë detajin pikant të ditës së fushatës së PD-së ditën e djeshme(2 maj), teksa mori fjalën dhe shkaktoi të qeshura.

Teksa komentonte kandidatët e të dy krahëve politikë, ajo iu referua Zegjinesë së Fierit, duke lakuar edhe një shprehje frazeologjike: “E ngrëntë dheu…!”.

  • “Kam parë live Zegjinenë e Fierit. Ajo ta gëzojë emrin, le të jetë e mirë, por çfrë përçon ajo te rinia jonë, çfarë përçon?! I thërriste “hajde ti të hamë një çik, hajde ti të hamë një çik!”, që e ngrëntë dheu…! Ça do hante mo, ça do hante me Gaz Bardhin?! Po krahasohet me Jozefina Topallin, krahasoje veten me të ftuarit atje?”, u shpreh ajo teksa mbajti ligjëratë për familjen, duke marrë edhe mbështetjen e të qeshurat e Berishës.

Më tej ajo iu referua me ligjëratë edhe një kandidateje të Vlorës së PS-së, duke lënë të kuptohet se është ndjekëse “e flaktë’ e emisioneve politike.

  • “Ajo tjetra, ajo e Vlorës, u e përpiftë dheu edhe i thoshte se ça doni ju, Hënën të zbresë unë? Jo hënën, por nënën, familjen o të ngrëntë dheu…!”.