Gazpromi rus ka ndërprerë zyrtarisht, me anë të një njoftimi zyrtar, për një afat të pacaktuar, furnizimin e Evropës me gaz. Ekspertët thonë se kontinentin e pret një dimër i acartë. Gjermanët kanë folur më herët për të mundësi të ndërprerjes së gazit, ndërsa kanë nisur kursimet e tyre energjitike.
Gazpromi, një nga kompanitë më të mëdha të Rusisë për gazin dhe naftën, ka njoftuar me anë të një letre zyrtare se kufizon për një afat të pacaktuar furnizimin me gaz për shumë vende evropiane.

Për shumë analistë ky ishte një veprim i pritshëm, ndërsa gjermanët kanë paralajmëruar për këtë veprim të Rusisë që më herët. Vetë ata kanë filluar të marrin masa për të kursyer energjinë dhe për të gjetur furnizime alternative.Në letrën zyrtare, kompania Gazprom njofton se për shkak të një arsyeje madhore, por pa e specifikuar atë, do të kufizojë furnizmin me gaz.

Që në krye të nisjes së luftës në Ukrainë, Kremlii zyrtar ka përdorur Gazpromin si një mjet presioni ndaj Evropës. Për shumë aktorë të lartë politik në Perëndim kjo mbetet e papranueshme.

Bllokimi i furnizimit me gaz ka ndikim në ekonominë e kontinentit. Ekonomistët njoftojnë se një ndërprerje e plotë e furnizimeve me gazin rus mund të zvogëlojë produktin e brendshëm bruto të Bashkimit Evropian deri në 1.5%. Qeveritë e vendeve të BE-së kanë filluar të mbledhin rripat për kursim.

Ndërkohë, sipas një pjese të analistëve, Kremlini mund të jetë duke bërë një lojë për të treguar se i ka në dorë shumë vende evropiane për energjinë, dhe Gazpromi mund të rrisë furnizimin me gaz pak pas mirëmbajtjes së gazsjellësit Nord Stream, për të vërtetuar se Komisioni Evropian e ka gabim.

Por ajo që është e sigurtë dhe që e tregoi lufta në Ukrainë, është se Evropa ka varësi të madhe energjitike nga Rusia.
Burimi: Ora News

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re