Dimri ulet ‘këmbëkryq’, ja 2 qytetet që po përjetojnë stuhi dhe dëborë në vend, ulje ekstreme e temperaturave (VIDEO)

U-SEE.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Ditën e sotme qyteti i Korcës dhe Kukësit janë përfshirë nga reshjet e para të dëborës ndërkohë që temperaturat kanë rënë në nivele të ulëta, deri në 3 gradë në Korçë.

Nga pamjet e siguruara nga Fax NeWs shihet si i ftohti ka kapluar zonën urbane të qytetit të Korcës dhe se dëbora ka mbuluar zonat malore të Kukësit.

Temperaturat prej mbrëmjes së djeshme në Kukës janë ulur ndjeshëm të shoqëruara me reshje të dobëta shiu edhe me erëra të forta në qytet dhe fshatrat për rreth.

Në zonat e larta malore në mëngjes ka mjegull ndërsa kanë rënë edhe reshjet e para të dëborës. Dëbora e nisur nga mesnata e djeshme ka zbardhur Shishtavecin.

Reshjet kanë qenë të lehta dhe nuk kanë shkaktuar probleme.

Dëbora ka zbardhur edhe malin e Gjalicës duke paralajmëruar zbritjen e saj edhe në zonat e ulëta poshtë malit.Në Kukës prej ditësh është prezent moti i vranët dhe me reshje shiu, tipike të vjeshtës.

Autoritetet lokale thonë se kanë marrë masa për të pritur dimrin e sivjetshëm veçanërisht në zonat malore.

Në të gjithë vendin prej ditësh është prezent moti i vranët dhe me reshje shiu, tipike të vjeshtës.

(E.D/faxweb.al)

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë