Qyteti i Vlorës është tronditur mbrëmjen e djeshme (9 shtator)  nga një atentat me armë zjarri, ku viktimë mbeti Leartiad Lekaj (Kekaj) 41 vjeç.

Makina e djegur

Policia në njoftimin zyrtar tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:50, në lagjen “29-Nëntori”, në rrethana ende të paqarta.

Mësohet se viktima ka qenë duke udhëtuar me motor, kur është qëlluar me armë zjarri nga një person i maskuar, i cili ndodhej në një makinë.

Makina “Audi” që dyshohet se është përdorur për krim është gjetur bashkë me kallashnikovin brenda totalisht e shkrumbuar në fshatin Kotë në Vlorë.

Në vendngjarje janë gjetur dhjetëra gëzhoja, çka do të thotë se mbi viktimën është qëlluar me breshëri kallashnikovi.

“Nga kontrolli i zonës, në aksin rrugor “Kotë- Sevaster”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një automjet tip “Audi”, duke u djegur”, sqaroi policia në njoftimin zyrtar.

Ndërkohë janë ngritur menjëherë pika kontrolli në hyrje/daljet e qytetit të Vlorës dhe në akset “Vlorë-Fier”, “Vlorë-Tepelenë” dhe “Vlorë-Himarë”.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor në drejtimin e  prokurorit, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re