Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e ndodhur në Berat, ku pronarët e një lavazhi qëlluan me armë ndaj qiramarrësve, pasi pretendonin se nuk iu është paguar qiraja në kohë.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se pronari Vladimir Spahi ka qëlluar me pistoletë drejt lavazhit, ndërsa djali i tij, Xhoni, ka qëlluar në drejtim të mjetit, me të cilin janë larguar qiramarrësit, që kanë qenë tre të rinj.

Gazetarja Bezat raporton për “BalkanWeb” se është qëlluar ndaj shtetasve Krenar Dinkallari, Erion Germaku dhe Muhamet Hysa, në momentin kur ndodheshin në lavash, por që fatmirësisht kanë arritur të largohen pa u lënduar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “30- Vjetori”, në Berat.

(BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re