Skip to content

Dinamika/ Ekzekutim mafioz i biznesmenit në Elbasan, 10 persona të shoqëruar, vijon operacioni për kapjen e autorëve

WhatsApp Image 2025 12 01 at 08.18.31

Elbasani u trondit mbrëmjen e së dielës nga një atentat me armë zjarri, ku një biznesmen 43-vjeçar u ekzekutua brenda automjetit të tij të parkuar. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:35, në lagjen “Emin Matraxhiu”, ku u gjet i vrarë shtetasi Mondi Mehalla, alias Edmond Hyka.

Sipas të dhënave paraprake, Mehalla sapo kishte dalë nga zyra e tij, në godinën ku ndodhen bizneset dhe banesa e nënës së tij. Në momentin që u fut në automjet, ai u qëllua me armë zjarri, duke marrë tre plumba, dy prej të cilëve në kokë, që shkaktuan vdekjen e menjëhershme. Dinamika e ngjarjes është vlerësuar nga ekspertët si një ekzekutim tipik mafioz, megjithatë nuk përjashtohet mundësia e një konflikti të mëparshëm, ndodhur gjatë javës së fundit, për motive ende të paqarta.

Menjëherë pas sinjalizimit, shërbimet e Policisë mbërritën në vendngjarje dhe ngritën pika kontrolli në të gjitha daljet e qytetit. Kontrollet intensive në terren, në banesa, ambiente të ndryshme dhe rrugë dytësore vazhdojnë, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Burime policore bëjnë me dije se automjeti i përdorur nga atentatorët dyshohet të ketë qenë një Audi me ngjyrë të zezë, i cili u largua me shpejtësi në drejtim të aksit Elbasan–Librazhd.

Deri tani, të paktën 10 persona janë shoqëruar dhe po merren në pyetje për të ndriçuar rrethanat e krimit. Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka ngritur një grup të posaçëm hetimor, i cili po punon intensivisht për shqyrtimin e pamjeve filmike të zonës dhe mbledhjen e provave materiale.

Sipas të dhënave zyrtare, 43-vjeçari kishte precedentë penalë në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Mësohet gjithashtu se ai kishte qenë i përfshirë në një konflikt disa ditë përpara vrasjes, pistë kjo që po merret seriozisht parasysh nga grupi hetimor si e mundshme lidhur me motivin e atentatit.

Hetimet vijojnë në disa pista paralelisht, ndërsa operacioni policor në terren mbetet në zhvillim. Autorët e atentatit mbeten ende të paidentifikuar.

FOTO/ Vrasja në Elbasan, ky është biznesmeni që u ekzekutua në makinë

Atentati në Elbasan, policia merr në pyetje disa persona. Pak ditë më parë viktima dyshohet se…

Ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan, reagon Salianji: Nën qeverisjen e Ramës, vrasjet janë bërë puna më e lehtë

I skeduar dhe i proceduar për shpërndarje narkotikësh, pistat kryesore të hetimit për vrasjen e biznesmenit në Elbasan

Vrasja në Elbasan, policia njoftim zyrtar: 43-vjeçari u gjet i vrarë në automjetin e parkuar

Vrasja e biznesmenit, autorët e dyshuar u larguan në drejtim të aksit Elbasan-Librazhd

DETAJE/ Vrasja e Mondi Mehallës në Elbasan, biznesmeni u ekzekutua me dy plumba në kokë, 43-vjeçari me precedent penal (VIDEO)

Vrasja në Elbasan, dyshohet për dy autorë. Disa të shoqëruar nga policia