Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar rrëzimin nga pushteti të presidentit sirian, Bashar al-Assad, i cili është larguar nga Damasku dhe ka përfituar azil politik në Rusi bashkë me familjen e tij.

“Dinastia Assad u përmbys”, shkruan Berisha në reagimin e tij, ndërsa e ka cilësuar atë si një diktator gjakatar dhe kukull të presidentit rus, Vladimir Putinit.

“Partia Demokratike e Shqipërisë përshëndet përmbysjen e tiranisë në Siri dhe uron që populli i Sirisë të gjejë rrugën e lirisë dhe demokracisë që meriton”, thekson Berisha.

Postimi i plotë

Dinastia Assad u përmbys!

Miq, Bashar al-Assad e la Damaskun. Një diktator gjakatar, kukull e Putinit, u përmbys. Partia Demokratike e Shqipërisë përshëndet përmbysjen e tiranisë në Siri dhe uron që populli i Sirisë të gjejë rrugën e lirisë dhe demokracisë që meriton.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re