Nga: Tasim Darsi

Po të isha Kryetar i KMSH, Myfti i Tiranës, dhe të inagurohet Xhamia në zemër të Tiranës, dhe të injorohem në këtë mënyrë, gjëja më e vogël që do bëja, do të jepja dorëheqjen në mesditë.

Dorëheqje japin vetëm personat që janë të vetëdijshëm për postin, detyrën dhe përgjegjësinë që kanë mbi supe. Dorëheqje dhe qëndrim dinjitoz s’mundet kurrë të kenë persona që i tërheqin për hundësh organizatat kriminale.

Prandaj Bujar Spahiu nuk më përfaqëson mua, nuk është i denjë për atë post, është mendje-ndrydhur dhe Benjamin i Organizatës Terrorriste Gylen!

Lauren Luli po ta them këtu, dinjitetin tuaj nuk munden ta rikuperoni duke kërcënuar Imamllarët, duke kërcënuar xhematli xhamiash, duke vendosur hafije nëpër derë Xhamiash. Sot pse nuk e ngrite zërin, përse nuk e kupton se jeni injoruar nga Kryeministri i vendit tënd. S’ka asnjë faj Mysafiri këtu.

Ti imami i Xhamisë Et’hem Beu a e kuptove më mirë sot “Hadithin se me kë rri bëhesh si ai”. Në vend se të ishe aty në podjum, të mori Erion Veliaj dhe të tha hajde konsumo një “kafe”me shokët tuaj të “Video-Klipit “që promovoje LGBT-Q. Si besimtar (nese besoni)duhet ta kuptoje se Allahu të poshtëron që në këtë botë. Jeta më ka mesuar se në Universitete merret dije, dhe në punë fitohet eksperiencë, kurse dinjitetin ose e ke në GEN , ose je i ndrydhur që në fëmijërinë e hershme.

Më duhet të them se Familja “Spahiu”nga Luma e Kukësit gëzon respekt në zonë, kontributi i saj është i ditur tashmë nga të gjithë,si në aspektin Fetar,Kombëtar dhe Arsim. Por Bujari ashtu sikurse nuk përfaqëson Myslimanët Shqipar, me antarësimin e tij në një organizatë Terrorriste, po njollos veten, zonën dhe Fisin nga vjen, po behët shkak të injorohen Myslimanët nga Kryeministri i vendit të tyre.

Njeriu një jetë ka: Ose zgjedh dinjitetin,ose skuthllikun e zvarranikun. Me vjen keq ta them,por përfaqësuesit më të lartë të KMSH-së kanë zgjedhur: poshtërimin, injorimin, skuthllikun, skllavërinë dhe shërbimin e një Organizate Terrorriste deri në vetë-mohim.

Turp për juve,por bëhuni burra njëherë.Kthejani dinjitetin Komunitetit Mysliman Shqiptar.

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re