Për ish ministrin e Shëndetësisë Nard Ndoka, kushti i vendosur nga qeveria pr studentët e faktultetit të Mjekësisë që mund të marrin diplomën pas tre vitesh punë në Shqipëri, mund të konsiderohet gjobëvënie.

Në studion e Panorama TV, Ndoka u shpreh se kjo masë shkel standardet dhe të drejtat e studentëve dhe demotivon ata që duan të ndjekin studimet në Fakultetin e Mjekësisë.

“Jo vetëm që nuk është  e drejtë si nismë sepse shkel standardet dhe të drejtat e studentëve. Por është edhe provokuese dhe demotivuese për studentët që kanë dëshirë të ndjekin Fakultetin e Mjekësisë duke i vendosur pengesa jo vetëm me gjobëvënie për t’i a bërë atyre”, u shpreh ai.

Ndoka deklaroi se nëse ka studentët që zgjedhin këtë degë kanë nevojë për lehtësim të barrës duke qenë se është një profil me një ngarkesë më shumë se të tjerët.

“Unë do të këmbëngulja që ne t’u lehtësojmë barrën e studimeve. Nëse ka një fakultet që e meriton një gjë të tillë është Fakulteti i Mjekësisë. Për faktin se ka një ngarkesë ndryshe nga të tjerët Nuk u kemi krijuar kushtet dhe mundësitë që ta përzgjedhin një degë të tillë. Duke e parë në këtë sens, këta vazhdojnë edhe me sanksione duke ua bërë jetën edhe më të vështirë në bankat e shkollës. Pjesa financiare është një pengesë reale sot për çdo student dhe familje”, deklaroi Ndoka.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re