Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka deklaruar sot se pr.ligji për studentët e mjekësisë, i cili detyron studentët e mjekësisë të punojnë 5 vite në Shqipëri përpara se të tërheqin diplomën, vjen sipas saj për të shmangur mungesën e mjekeve në sistemin shëndetësor.

studentet

Ministrja Kushi e pyetur nga gazetarët për mundësinë e bojkotimit të mësimit vitin e ardhshëm nga studentët të cilët janë kundër këtij vendimi, deklaroi se kjo po bëhet në të mirë të interesit publik.

“Prevalon interesi publik i të gjithë qytetarëve. E mirëkuptoj shqetësimin e tyre, ata do të këtë mbështetjen tonë por kjo është një sakrificë që duhet ta bëjnë të gjithë për vetën tonë për gjithë Shqipërinë, për prindërit tanë dhe të gjithë qytetarët”, deklaroi Kushi.

Ministrja u shpreh se ka pasur konsultime me studentët dhe me ekspertët, dhe duhet të reagojmë sot në mënyrë që të evitojmë një emergjencë në sistemin shëndetësor në të ardhmen.

“Gjatë kësaj kohe jemi konsultuar me mjekë, ekspert dhe kemi marrë mendimin e opinionit publik dhe pjesa më e madhe janë dakord me këtë projektligj. Ne i kemi argumentuar arsyet e pse ligji ka ardhur me emergjencë, jo për shkak të emergjencës në sistem por sepse maturantët do të marrin vendimin nëse do shkojnë në programin “Mjekësi e Përgjithshme” apo jo.  Në mes të muajt gusht do të jetë provimi i digjitalizuar, dhe para se të marrin këtë vendim ata duhet të njohin kushtet dhe që vijnë pas miratimit të këtij ligji. Ky ligj vjen për të rritur performancën e sistemit tonë shëndetësor, për të rritur numrin e mjekëve dhe për të parandaluar edhe fenomenin e largimit të mjekëve në vendet më të zhvilluara që kanë standarde më të larta. Kjo për të parandaluar një emergjencë që mund të ketë vendi vite më pas  duhet të reagojmë sot. Ne emergjencën nuk e kemi sot por në qoftë se nuk bëjmë asgjë emergjenca mund të na vijë pas një apo dy vitesh. Koha për të diplomuar një mjek është e gjatë dhe duhet të veprojmë sot për të mos u gjendur para një kolapsi dhe situate ku të mos i plotësojmë dot nevojat që kanë qytetarët për mjekë në spitale apo qendra shëndetësore. Prevalon interesi publik i të gjithë qytetarëve. E mirëkuptoj shqetësimin e tyre, ata do të këtë mbështetjen tonë por kjo është një sakrificë që duhet ta bëjnë të gjithë për vetën tonë për gjithë Shqipërinë, për prindërit tanë dhe të gjithë qytetarët”, tha ministrja.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re