Ministria e Mbrojtjes e Malit të Zi ka marrë një ofertë zyrtare nga qeveria e SHBA për të prokuruar 67 automjete të blinduara të tipit JLTV me vlerë 36 milion dollarë, raporton media vendase.

Konfirmimi nga autoritetet e Podgoricës erdhi pas vizitës aty të Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo, i cili tha se Shtetet e Bashkuara i ofruan Malit të Zi marrëveshjen për shitjen më të madhe të pajisjeve ushtarake në historinë e dy kombeve, që përfshin dorëzimin e mjeteve të lehta taktike në vlerën e 36 milion dollarëve.

Mjetet e reja të shitura janë blinde të përshtatshme për operacione ushtarake të niveleve të larta. Ato janë krijuar për të qenë më të forta, më të afta, më fleksibile dhe më e lehta për t’u transportuar dhe riparuar, dhe mbi të gjitha, për të siguruar mbrojtje më të mirë për ushtarët.

Mali i Zi do të bëhet kështu vendi i dytë në rajon ku ushtarët do të jenë në gjendje ta përdorin këtë automjet. Më parë, të tilla automjete SHBA  ia kanë shitur Sllovenisë.  

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re