Hungaria po planifikon të emërojë një diplomat për të kryer “punë konsullore” në Damask vitin e ardhshëm. Kjo është hera e parë që një shtet anëtar i BE-së do të përmirësojë praninë e tij diplomatike në Siri që nga fillimi i luftës.

“Duke filluar nga viti i ardhshëm, Hungaria do të delegojë një diplomat i cili kohë pas kohe do të vizitojë Sirinë për të përcjellë nga afër dërgimin e ndihmave humanitare dhe për të kryer punë konsullore”, tha Ministria e Jashtme e Hungarisë në një deklaratë për AFP të Mërkurën.

Ministria tha se Budapesti ofron ndihmë humanitare për të krishterët në Lindjen e Mesme, përfshirë Sirinë, ndërsa një “numër i konsiderueshëm” i studentëve sirianë studiojnë në Hungari me bursa.

Vetëm Republika Çeke ka ende ambasadë në Damask, ndërsa vendet e tjera të BE-së, SHBA-ja dhe Kanada janë ndër vendet që kanë mbyllur misionet e tyre, duke shkëputur marrëdhëniet me regjimin e Presidentit Bashar al-Assad.

Rumania teknikisht ka ende ambasadë në Siri, por ambasadori është me qendër në Bejrut të Libanit. Bullgaria ka një të ngarkuar me punë atje.

Vendet e BE-së në të kaluarën kanë pasur persona të dërguar në Siri, por jo për qëllime konsullore por vetëm me detyra të kufizuara në bisedime për ndihmë humanitare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re