Choe Son-hui është një ish-zëvendës ministër i Jashtëm dhe u emërua ministër i Jashtëm në një takim të partisë në pushtet të kryesuar nga udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un.

Koreja e Veriut ka emëruar për herë të parë një grua ministre të Jashtme, raportojnë mediat shtetërore të vendit të izoluar komunist.

Choe Son-hui, ish-zëvendësministre e Jashtme, u emërua ministre në një takim të partisë në pushtet të kryesuar nga udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un, sipas agjencisë së lajmeve KCNA.

Ajo do të zëvendësojë Ri Son Gëon, një ish-zyrtar ushtarak që udhëhoqi negociatat me Korenë e Jugut.

Choe ishte një këshilltare e ngushtë e Kim Jong-un gjatë bisedimeve bërthamore me Shtetet e Bashkuara dhe e shoqëroi liderin e Koresë së Veriut në takimet me ish-presidentin amerikan Donald Trump.

Emërimi i saj vjen mes tensioneve në Gadishullin Korean pasi Koreja e Veriut po intensifikon në mënyrë agresive programin e saj të testimit të armëve në kundërshtim me sanksionet e Kombeve të Bashkuara, shkruan CNN.

Koreja e Veriut ka kryer 17 lëshime raketash vetëm këtë vit, duke përfshirë dy teste të suksesshme të raketave të supozuara balistike ndërkontinentale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re