Sot në Komisionin e Medias janë dëgjuar studentët e mjekësisë, të cilët kanë shprehur shqetësimet e tyre në lidhje pr.ligjin që i detyron ata të qëndrojnë në Shqipëri pas përfundimit të studimeve.

Flutura Açka me anë të një postimi në Facebook, thotë se pasi i dëgjon studentët kupton se çfarë Shqipërie të mbarë kemi përpara.

Sipas saj, me ligjin e bërë enkas për oligarkët po ia mërzisim Shqipërinë studentëve.

“I dëgjon dhe e kupton se çfarë Shqipërie të mbarë kemi përpara!

Po pse po ia mërzisim Shqipërinë me ligje të bëra enkas për oligarkët tanë?

Me përfaqësinë e studentëve të mjekësisë për debatin publik mbi projektligjin “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë ‘Mjekësi e përgjithshme’ në institucionet publike të arsimit të lartë’.” Me studentët!”, shkruan Acka.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re