Këshilli Atlantik i Shteteve të Bashkuara beson se Serbia dhe Kosova kanë një mundësi historike për normalizimin e marrëdhënieve, duke vlerësuar se kjo do t’ju lejojë dy vendeve për të ecur përpara.

Zv/Presidenti Ekzekutiv i kësaj organizate, Damon Wilson thotë se ai është një optimist i moderuar.

“Ajo që duhet bërë është një marrëveshje paqeje, së fundi një zgjidhje paqeje”, tha ai, duke shtuar se “kjo është një mundësi historike”.

“Pra, çfarë kam mbështetur dhe kam dëgjuar është se Uashingtoni dhe të tjerët janë duke thënë është se do të mbështesin çdo marrëveshje që këta liderë (Aleksandar Vuçiç dhe Hashim Thaçi) mund të arrijë”, tha Wilson.

Siç tha ai, thelbësore për një marrëveshje të tillë të madhe është që “të ketë udhëheqës të cilët janë të gatshëm për të shtyrë gjërat.”

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re