Ministri gjerman për çështje evropiane Mihaell Rot, gjatë një qëndrimi në Shkup përccoi mesazhin se Prokuroria Speciale duhet t’u shkojë në fund aferës së “bombave”, atyre që kanë ne qënder ish-pushtetin e Gruevskit. Qëndrimi i tij u shpreh gjatë një takimi me kryeministrin Zaev.

“E rëndësishme është që të vazhdon hetimi dhe puna e Prokurorisë Speciale. Hetimet sa i përket skandaleve nga bisedat e përgjuara të politikanëve maqedonas, gjithsesi duhet të vazhdojnë të trajtohen me vëmendje të veçantë nga Specialja”, theksoi Rot.

Nga ana tjetër, diplomati i Berlini kërkoi që ccështja e emrit të marrë fund brenda këtij viti.

 “Këtë vit duhet të zgjidhet problemi i emrit, ndryshe gjendja status quo do të vazhdoj me vite”, tha Rot.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re