Përfaqësuesi fuqiplotë i izraelit, Ambasadori Danny Danon, pran Kombeve të Bashkuara njoftoi se, plani amerikan për Lindjen e Mesme, i njohur si “Marrëveshja e Shekullit” tani është i plotë, përcjell KosovaPost.

Ai shtoi se Uashingtoni do ta zbulojë atë në fillim të vitit të ardhshëm pa specifikuar datën e saktë.

Ai gjithashtu u tha gazetarëve në Kombet e Bashkuara në Nju Jork se, administrata e Presidentit Donald Trump diskutoi hollësitë e nisjes së planit tashmë me Izraelin. Ai nuk pranoi të thoshte nëse marrëveshja do të garantonte zgjidhjen midis dy shtete.

“Ne nuk i dimë detajet e planit, por e dimë se është e plotë, kështu që tani është çështja kur ata do ta paraqesin atë, për aq sa dimë, ata biseduan me ne për fillimin e vitit 2019”.

Ai shtoi se kjo datë do të ishte më e mira për të nisur marrëveshjen për shekullin sepse do të jetë vetëm disa muaj përpara se të mbahen zgjedhjet në Izrael.

Nga ana e tij, ambasadori i SHBA-ve në Izrael David Friedman tha në një deklaratë të hënën se plani do të paraqitet “në kohën e duhur”, duke shtuar: “Koha, strategjia dhe misioni ynë që të gjitha ishin dhe do të mbeten me ne.”

Palestinezët kishin refuzuar të marrin pjesë në planin amerikan që nga dhjetori kur Trump e pranoi Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit, dhe atje e vendosi ambasadën në të.

Marrëveshja e shekullit është një ofertë e pazbuluar e SHBA mbi çështjen palestineze që propozon trajtimin e konfliktit palestinez-izraelit duke i detyruar palestinezët të bëjnë lëshime për Izraelin, duke përfshirë statusin e Jeruzalemit Lindor./Burimi-Al-Jazeera

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re