Danny Ayalon, ish-zëvendësministri i punëve të jashtme dhe ambasadori aktual i Izraelit në SHBA, ishte i ftuar në Al Jazeera ku prezantoi një plan tronditës për palestinezët, të cilët u urdhëruan nga Netanyahu të largoheshin nga Rripi i Gaza-s. Ai u tha atyre të shkonin në shkretëtirën e Sinait, ku Izraeli dhe komuniteti ndërkombëtar do të ngrenë vendbanime me tenda dhe do t’u ofrojnë të gjithë ndihmën e nevojshme(!).

“Nuk u themi të shkojnë në plazh dhe të mbyten, aspak. Ka hapësirë ​​pothuajse të pafundme në shkretëtirën e Sinait, pikërisht përballë Gaza-s. Kjo nuk është hera e parë që do të bëhet. Ideja është që ata të shpërngulen në zona të hapura ku ne dhe komuniteti ndërkombëtar do të përgatisim infrastrukturën, pra vendbanimet e përkohshme të tendave me ushqim dhe ujë, ashtu si refugjatët nga Siria që ikën nga masakra e kryer nga Assad në Turqi disa vite më parë. Turqia ka pranuar dy milionë sirianë. Kjo është një ide. Tani Egjipti do të duhet të luajë lojën këtu…Ju e dini se çfarë bëri Hamasi…”, tha Ayalon.

Prezantuesi e ndërpreu duke e pyetur se “ku do duhet të shkojnë civilët, në Egjipt?”, për të cilën ai u përgjigj:

“Po, në Egjipt, ku tjetër?”

Prezantuesi më pas i vuri në dukje: “Vendi juaj,  Izraelit, mos qesh, i bombardon, dhe ti thua se dëshiron t’i shpëtosh?!”

Prezantuesi më parë i kujtoi bashkëbiseduesit se OKB-ja ka kërkuar që nevojat thelbësore, si ushqimi, uji dhe karburanti duhet të lejohen në Gaza dhe se Izraeli refuzon ta bëjë këtë, për të cilën Ayalon tha:

“Ne do të bëjmë gjithçka për popullin e Gaza-s, por ajo që kërkojmë tani është dorëzimi i pakushtëzuar i Hamasit. Nëse anëtarët e Hamasit dalin, dorëzohen me duart lart, gjithçka do të lejohet në Gaza”.

“Pra, ju thoni se nëse Hamasi dorëzohet, ju do t’i siguroni banorëve të Gaza-s strehim, ujë, ushqim, karburant, rrymë, spitale, shkolla, dhe nëse Hamasi nuk largohet, atëherë ata do të vazhdojnë të vdesin nga uria….Pra jeni duke përcaktuar dënimin kolektiv?! Ju i mbani ata përgjegjës për veprimet e të tjerëve, pikërisht kjo do të thotë dënim kolektiv, ky është përkufizimi i dënimit kolektiv, është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”, komentoi prezantuesi, për të cilin diplomati izraelit tha:

“Do t’ju tregoj në mënyrë praktike se çfarë duhet dhe mund të bëjmë. Të krijojmë, si në të kaluarën një korridor humanitar. Kur ka një korridor humanitar, këtë e kemi diskutuar dhe me SHBA-në, atëherë mund të garantojmë se askush nuk do të lëndohet në këtë korridor”, tha ai dhe prezantoi planin për zhvendosjen e banorëve të Gaza-s në shkretëtirën e Sinait.

“Ka hapësirë ​​pothuajse të pafund në shkretëtirën e Sinait…kjo nuk është hera e parë që bëhet…ne dhe komuniteti ndërkombëtar do të përgatisim qytetet e tendave…”

Pra, politikani izraelit Danny Ayalon përshkruan vizionin e tyre për një tjetër Nakba sot në Gaza.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re