Ish-Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Catherine Ashton, me ndërmjetësimin e së cilës filloi dialogu Serbi-Kosovë në vitin 2012, tha se “palëve nuk u kërkohej të kalonin linjat e tyre të kuqe” dhe se “qëllimi ishte të përpiqeshim të paktën të afronim përfaqësuesit e të dy palëve në të njëjtën dhomë, në të njëjtën tryezë”.

“Ishte një gjë e jashtëzakonshme për ta”, kujtoi ajo në fillim të një bisede përkujtuese në një aktivitet në Beograd, duke deklaruar se vetë fotografia “pasi dërgoi marrëveshjen e parë të Brukselit”, ishte një mesazh i fortë në vetvete.

Ajo thekson se përfaqësuesve të të dy palëve nuk iu kërkua kurrë që të kalonin “vijat e kuqe” që ata kishin – Serbisë nuk iu kërkua që ta njohë Kosovën, e as që Kosova nuk e mohoi veten si shtet.

Referuar marrëveshjes së parë të Brukselit dhe faktit që prej asaj kohe kanë kaluar gjashtë vjet pa e zbatuar atë, Ashton theksoi në Forumin e Sigurisë në Beograd rëndësinë e “angazhimeve që po zbatohen, sepse ato duhet të bëjnë më të lehtë jetën e njerëzve”.

“Ishte marrëveshja e parë dhe nuk ishte aspak një ide që të ishte e fundit”, i tha Ashton panelit për Zgjidhjet e Qëndrueshme për Ballkanin Perëndimor.

“Njerëzve duhet t’u thuhet se si do të duket e ardhmja, veçanërisht të rinjve, për t’u thënë atyre se ky rajon duhet të jetë një vend ku ata do të duan të vazhdojnë jetën e tyre, e cila do duhet t’i përshtatet  një imazhi më të gjerë, më optimist”, shtoi ajo.

Në pyetjen nëse përfaqësuesit e Serbisë dhe Kosovës ishin të vetëdijshëm për urgjencën e zgjidhjes së çështjes, ajo u përgjigj se “nuk ka dyshim se ata erdhën në bisedime me seriozitet.”

“Ata thanë se ishin nervozë dhe ishin, por filluan të flasin për elementët praktikë – si mund të shkojnë përpara për ta bërë jetën më të lehtë për njerëzit”, tha Ashton.

Kujtojmë se ajo u pasua nga Mogherini në detyrë, së cilës i atribuohet vënia në funksion e tezës së ndryshimit të territoreve, apo se është shkaktare e bllokimit të dialogut, siç pretendon Haradinaj, akuzatori më i madh i kryediplomatës në ikje të Brukselit  

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re