Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me një shkrim të publikuar një ditë më parë në “Panorama”, për mekanizimin që ka gjetur qeveria për të frenuar “hemorragjinë” e mjekëve të rinj jashtë vendit duke iu bllokuar diplomat.

petritvasili

Sipas Vasilit kjo është një çmenduri e radhës e Ramës dhe disa sejmenëve të tij, ndërsa thekson se po dhunohet Kushtetua.

Vasili citon Kushtetutën, për këdo që i jepet e drejta për tu arsimuar. “Kushtetuta është shteruese kur përcakton se arsimi i larte kushtëzohet vetëm nga kritere aftësie”, thekson Vasili.

Sipas tij, demotivimi e largimi i mjekëve vjen për shkak të korrupsionit galopant, varfërisë dhe pasigurisë, të cilat janë arsyet e largimit të mjekëve kanë vetëm një shkaktar, i cili është Edi Rama. Vasili bën thirrje të hiqet dorë nga ky turp i padëgjuar e sharlatanizëm shtetëror.

Reagimi i Petrit Vasilit

Diplomat me kusht te mjekësisë, dhunim primitiv Kushtetutes dhe intelektual!

Kushtetuta shprehet shume qarte:

NENI 57

1.Kushdo ka të drejtën për arsimim.

  1. Arsimi i mesëm profesional dhe i lartë mund të kushtëzohet vetëm nga kritere aftësie.

Pra çdo qytetar ne Republikën e Shqipërisë mund te studiojë mjekësi bazuar vetëm ne kritere aftësie si dhe te paguaje ato detyrime financiare, qe fakulteti ka vendosur.

Ndërsa sot Edi Rama dhe ca sejmenë te tij kane hedhur ne treg çmendurinë e radhës.

Sipas Ramë shkollepakut dhe ramkave te vegjël, qe i mbajnë ison, mjeket duhet te punojnë me detyrim tre vjet ose te paguajnë mijëra euro se medemek ka shpenzuar shteti per ta.

Se pari: Është një çmenduri te vendosesh kushtëzime per te marre diplomën sepse i vetmi detyrim, qe ka një student per tu diplomuar eshte qe te përmbushë te gjithë detyrimet mësimore e te japë provimet dhe këtu mbyllet cikli i diplomimit.

Se dyti: Është çmenduri sepse Fakulteti i Mjekësisë i gjithë sistemi universitar është nje shërbim publik ku kontribuon e gjithë shoqëria përmes taksave si nje detyrim shteteror dhe kushtetues.

Se treti: Kushtetuta është shteruese kur përcakton se arsimi i larte kushtëzohet vetëm nga kritere aftësie.

Se katërti: Familjet shqiptare, qe paguajnë taksa , qe paguajnë me djerse e sakrifica te panumërta per mbajtjen e fëmijëve ne universitet u dashka sipas Rame shkollepakut te paguajnë edhe mijëra euro te tjera ne se fëmijët e tyre duan te diplomohen.

Se pesti: Po si mund te ketë çmenduri me te madhe se fakti qe këto detyrime për marrje diplome do ti behën vetëm atyre, qe studiojnë mjekësi ndërsa per dege te tjera te arsimit te larte kjo nuk ndodh.

Kjo çmenduri e Rames është vetëm nje mballomë mjerane per gjendjen se ku e ka çuar vendin dhe sistemin shendetesor.

Demotivimi e largimi i mjekeve vjen per shkak te korrupsionit galopant, varfërisë dhe pasigurisë, te cilat jane arsyet e largimit te mjekeve kane vetem nje shkaktar, i cili eshte Edi Rama.

Është shume e thjeshte zgjidhja: Edi Rama mos vidh më miliarda euro me koncesione, tendera e blerje votash, rriti rrogat e mjekeve ne mënyre dinjitoze dhe jo vetëm qe mjeket nuk do te largohen më, por mjaft prej tyre do te kthehen serish ne atdhe.

Ndaj hiqni dore o te mjere nga ky turp i padëgjuar, nga ky sharlatanizëm shtetëror dhe intelektual i një Kryeministri tallava si ky qe i ka  zënë derën Shqipërisë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re