Matematika, fizika , historia dhe disa degë të tjera rrezikojnë të mbyllen në universitetet e rretheve.  Shifrat deri më tani   tregojnë se në Universitetin e Vlorës këtë vit 3 programe studimi nuk kanë asnjë studentë të regjistruar , ndërsa në degën e matematikes janë regjistruar vetëm 4 te rinj.

ZV/REKTORJA E UNIVERSITETIT ISMAIL QEMALI

FROSINA LONDO

“Kemi reazlimi të kuotave në infermieri , mami, tek shkencat , inxhinieritë  që në fazën e parë dhe drejtësi”

 

Edhe në universitetin e Korçës situata është e njëjtë.

 

DHIMITËR BELLO

REKTOR I UNIVERSITETIT TË KORÇËS

“Më dobët shkencat e natyrës. Filozofi, matematikë, fizikë, kanë shumë pak të regjistruar”.

 

Ndërsa Drejtori i Kurrikulave në Universitetin e Elbasanit, Bujar Muharremi thotë se edhe në programet e mësuesisë regjistrimet kanë qenë të ulëta strime.

 

DREJTORI I KURRIKULAVE NË UNIVERSITETIN E ELBASANIT

 BUJAR MUHARREMI

“ Ka disa degë që nuk kanë qenë aktive , si gjeografi , italisht, gjermanisht, historia, fizika kompjuterike”.

 

Në Shkodër 14 degë në Universitetin “Luigj Gurakuqi” kanë të regjistruar nga 1 deri në maksimumi 5 studente, ç’ka tregon se me mbylljen e fazës së parë të pranimeve, ato rrezikojnë të mos hapen. Historia, trashëgimia kulturore dhe frëngjishtja nuk kanë asnjë student. Në krizë të thellë është edhe drejtësia që dikur mbushej që në raundin e parë.

 

JULIAN KRAJA

 SHEF I DEPARTAMENTIT TË LËNDEVE PARAKLINIKE “ Ka pasur një interes sidomos për degët e infermierisë dhe mamisë”.

 

 Ndërkohë në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës dy programe Histori dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Filozofi Sociologji rrezikojnë të mbyllen  këtë vit,  pasi interesi i maturantëve ka qenë më i lartë  te degët si infermieri e përgjithshme, mami dhe programet studimore në fushën e shkencave  kompjuterike. Universiteti i Gjirokastrës nga ana tjetër nuk do të ketë asnjë program të mbyllur për këtë vit.  Interesi  aty ka qenë më i pakët për degët e mësuesisë por që nuk rrezikojnë mbylljen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re