Woman smile

Smalti ose pjesa sipërfaqësore e dhëmbit është substanca organike më e forta në trup. Vetëm në hapësirën e gojës ndodhen mbi 300 lloje të bakterieve.
Një person i rritur kalon një kohë rreth 47 sec për ti pastruar dhëmbët edhe pse e dijmë që për pastrimin e dhëmbëve duhet të shpenzojmë kohë 2 -3 min.
Femrat buzëqeshin më shumë dhe atë 62 herë në ditë ndërsa meshkujt vetëm 8 herë.
Vetëm gjatë një buzëqeshje aktivizohen rreth 33 muskuj të fytyrës.
Brusha e parë është prodhuar në vitin 1938, ndërsa në Kinën e lashtë brushat kan qenë të përbëra prej fijeve që i merrnin nga kafshët.
Në vendet e gadishullit Arabik në vend të brushave është përdorur misvaku, ku edhe sot e kësaj dite përdoret, që në fakt shërben si pastë dhe brushë njëkohësisht.Njerzit kalojnë përafërsisht 38,5 ditë të jetës së tyre duke i larë dhëmbët.
Gjëndrat pështymore gjatë jetës së njeriut prodhojn afër 23600 litra pështymë që është e barabartë me vlerën e një pishine noti e mbushur me ujë.
Shumë sëmundje të përgjithshme pasyrohen edhe në hapësirën gojore.
Vendi ku qëndron brusha duhet të jetë 2-3m largë nga tualeti, pasi ka mundësi që të kontaminohet.
Nuk është shumë e preferuar që pjesa e sipërme e brushës të mbulohet me kuti pasi paraqet mjedis adekuat për tu zhvilluar bakteriet.
Sot mbi 40% e të moshuarve mbi 65 vjet nuk i kanë 1/3 e dhëmbëve, vlen për vendet e zhvilluara, ndërsa në vendet në zhvillim dhe të varfera kjo arrin 2/3.
Dhëmbi më i madh që është nxjerr ka pasur gjatësin 3.2cm, i regjistruar në librin e rekordeve./io/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re