E ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë, Leyla Moses-Ones deklaroi se Shqipëria ka refuzuar vështrimin nga Kina dhe Rusia dhe se projekti i vetëm është Bashkimi Europian.

Në konferencën ‘Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perëndimor’, Leyla Moses-Ones  tha se Shqipëria ia ka bërë të qartë Kinës, se disa gjëra nuk janë në shitje dhe ka refuzuar makinacionet ruse.

“Shqipëria është një vend kandidat, kjo nuk ka ndryshuar, puna që duhet të bëhet nuk ka ndryshuar.

Shqipëria do të fitojë një vend në radhët e BE-së duke dyfishuar përpjekjet për luftën ndaj korrupsionit dhe krimit.

 Shqipëria jo vetëm që po punon shumë për reformën në drejtësi, por reforma zgjedhore është bërë projekt kombëtar.

Drejtuesit e Shqipërisë kanë zgjedhur të bëjnë kompromis për hir të së mirës së përbashkët.

Shqipëria ka përmbushur dhe respektuar angazhimet për Samitin e Uellsit, shqiptarët kanë dhënë jetën e tyre për mbrojtjen e përbashkët.

Për Rusinë, Kinën Ballkani është mjet që të shfrytëzohet dhe të flaket tej, ata duan të minojnë modelin perëndimor.

Krimelini këmbëngul që të mos eksportojë asgjë përveç kaosit, Irani ka shfrytëzuar praninë në Tiranë për të shkatërruar kundërshtarët.

Shqipëria ia ka bërë të qartë Kinës, se disa gjëra nuk janë në shitje dhe ka refuzuar makinacionet ruse. SHBA mirëpresin prioritetet nga Shqipëria.  Disa gjëra në Shqipëri nuk janë për shitje” deklaroi ajo.  ()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re