Nga Altin Joka

(Nutricionist)

Shikoni sa të vegjël jemi, por sa madhështor është trupi ynë:

1-Rruazat e kuqe të gjakut jetojnë mesatarisht 120 ditë

2-Ne organizmin e njeriut ndodhen në çdo moment rreth 2.5 trilion qeliza të rruazave të kuqe të gjakut. Për të ruajtur këtë numër rreth 2.5 milion qeliza të tilla prodhohen çdo sekondë.

3-mpulsi nervor udhëton me një shpejtesi prej 400 km /ore

4-Zemra jonë rreh rreth 115 000 herë në ditë

5- Gjaku ynë përshkon një rruge prej  100 km çdo ditë

6-Mushkëritë tona thithin mbi 2 milionë litra ajër çdo vit. Sipërfaqja e tyre është e mjaftueshme për të mbuluar një fushë tenisi.

7-Për të bërë një buzëqeshje të thjeshtë aktivizohen rreth 30 muskuj të ndryshëm.

8-Ka më shumë mikroorganizma të gjalla që jetojnë në lëkurën e një personi të vetëm, sesa ka njerëz në botë.

9- Një njeri konsumon rreth 64.000 litra ujë gjatë gjithë jetës së tij.

10-Një rruazë të kuqe të gjakut i duhen rreth 20 sekonda që të qarkullojë nepër gjithë trupin e njeriut.

11-Në gojën e njeriut ka normalisht mbi 400 milioë baktere.

12-Brinjët e njeriut levizin rreth 5 milion here ne vit.

13-Muskujt e syve levizin rreth 100 000 herë në dite.

14-Lëkura e njeriut përmban  75 km nerva.

15-Njeriu ka aftesinë të dallojë nga 4000 deri ne 10 000 aroma të ndryshme.

16-Në trupin tonë ekzistojnë 37 trilion qeliza.

17-Acidi i stomakut mund të shpërbëjë edhe metalin.

18-Një pjesë e lëkurës sonë ndërrohet çdo 2-4 javë duke bërë që në vit të nxirren afro 1 kg lëkurë e vdekur.

19-Mushkëria juaj e majtë është 10% më e vogël se e djathta

20-Një person mesatar konsumon rreth 35 ton ushqim gjatë jetës së tij.

21- Kafka juaj përbëhet nga 29 kocka të ndryshme.

22-Truri i njeriut gjeneron më shumë impulse elektrike në ditë sesa të gjitha telefonat në botë së bashku.

23-Zorra e hollë e një personi është e gjatë ndërmjet 5 dhe 7 metra.

24-Gjatë gjithë jetën prodhohet aq pështymë sa për të mbushur dy pishina.

25-Mëlçia e njeriut kryen rreth 500 fuksione

26- Djathtoshët jetojnë mesatarisht 9 vjet më gjatë sesa mëngjerashët

27-Truri njeriut ka 86 miliard neurone

28-Truri njeriut përjeton 70 mijë mendime në ditë

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re