Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video, duke treguar Tiranën ndryshe të ditës së sotme, jo atë Tiranë, e cila është zgjuar e zhurmshme për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Në videon e shpërndarë duket qytetarët në sheshin ‘Skënderbej’, në rrugë të ndryshme të kryeqytetit, në parqe, që lëvizin dhe shëtisin.

Në orët e para të mëngjesit së sotëm lejen për të lëvizur e kanë patur pensionistët, ndërsa nga ora 11:00 prindërit me fëmijë deri në moshën 14-vjeç. Të shumtë kanë qenë ata prindër të cilët e kanë shfrytëzuar këtë leje, siç duket edhe në video.

E DIELË NË TIRANË

Publiée par Edi Rama sur Dimanche 17 mai 2020

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re