Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi shkëlqeu gjatë natës finale në Eurosong, ku performoi me këngën shumë të pëlqyer nga publiku, “Ktheju tokës”.

Shqipëria arriti të kualifikohej në natën finale që do të mbahet sonte në Izrael, ndërsa vetëm disa orë para finales, Jonida ka marrë dhuratën më të bukur nga miku i saj, Ermal Peçi dhe qytetarët e Vlorës.Nje emocion i vertete

“Nuk e di… jam me fat qe kam prane nje mik si ti Ermal Peçi e qe me ben te perjetoj nje emocion kaq te madh pikerisht sot ne kete dite kaq te rendesishme jo vetem per mua por per te gjithe ne qe kemi Shqiponjen ne zemër. Te dua fort! Mirenjohje per cdo drite te ndezur qe ndez driten e shpirtit tim sa here ngjitem ne skenë.”- shkruan Jonida krahas videos ku të gjithë shfaqen me një dritë në dorë për këngëtaren.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re