54 shtetas shqiptarë në orët e pasdites së të mërkurës janë lejuar të kalojnë nga Greqia në drejtim në vendit tonë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kapshticës.

 

Të gjithë shtetasit shqiptarë, mes të cilëve edhe gra e fëmijë, kanë pritur për orë të tëra në dëborë, shoqëruar me temperatura të ulëta në tokën neutrale pasi nuk janë lejuar të vazhdojnë më tej nga policia jonë kufitare.

 

Kjo pas urdhrit për të mos lejuar asnjë shtetas të kalojë nga kjo pikë kufitare me Greqinë pas masave të marra për COVID-19.

 

Ka qenë një urdhër i dhënë nga Drejtoria e Përgjithshme e Kufirit dhe Migracionit që ka bërë të mundur pas shumë orë pritjesh në tokën neutrale kalimin e tyre në anën tjetër të kufirit, aty ku janë pritur nga familjarët e tyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re