Philippines military plane crash

Të paktën 45 njerëz kanë vdekur pasi një aeroplan i Forcave Ajrore Filipine u rrëzua në Filipinet jugore të dielën, ndërsa operacionet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë të humburit e katastrofës ajrore më të rëndë ushtarake të vendit në dekada.

Aeroplani ushtarak C-130 po transportonte trupa nga Cagayan de Oro, në Mindanao, në provincën Sulu kur humbi drejtimin e pistës në ishullin Jolo, njoftoi zëdhënësi i CNN në Philippines, duke cituar Shefin e Forcave të Armatosura Cirilito Sobejana.

Aeroplani, i cili mbante më shumë se 90 persona pjesë e personelit ushtarak dhe ekuipazhit, u përplas në fshatin Patikul afër në 11:30 të mëngjesit me orën lokale të Dielën (11:30 pasdite ET).

“Disa minuta pas rrëzimit, trupat dhe vullnetarët civilë nxituan në vend për operacionin e kërkim/ shpëtimit. Për dëshmitarë okularë, një numër ushtarësh u panë duke u hedhur nga avioni përpara se të binte në tokë duke i kursyer ata nga shpërthimi i shkaktuar nga rrëzimi,” sipas një njoftimi për shtyp nga Task Forca e Përbashkët Sulu.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re