Mbyllet Gjykata Adminstrative e Apelit në Tiranë për shkak të infektimit të disa punonjësve me koronavirus.

Në një deklaratë për mediat, gjykata bën të ditur se vendimi i pezullimit është marrë në mbledhjen e zhvilluar gjatë ditës së sotme.

Nga pezullimi i shërbimeve gjyqësore është përjashtuar veprimtaria gjyqësore që lidhet me çështje me natyrë të ngutshme, të vlerësuara si të tilla rast pas rasti nga gjyqtari relator, si dhe shërbimet gjyqësore e administrative të ngutshme moskryerja e të cilave pas sjell humbje të afateve të parashikuara në ligj.

Njoftimi i plotë:

Kёshilli i Gjykatёs Administrative tё Apelit, nё mbledhjen e zhvilluar nё datёn 27 Tetor 2020, nё kushtet kur rezulton se disa prej punonjësve të administratës gjyqësore kanë shfaqur simptoma të infektimit nga COVID 19 dhe po trajtohen nga ana mjeksore për këtë infeksion, në funksion tё reduktimit të transmetimit të infeksionit midis punonjësve apo dhe përdoruesve të gjykatës dhe sigurimit të zbatimit me rigorozitet të protokolleve të përcaktuara për situatën COVID 19, për t’i siguruar punonjësve standartin e nevojshëm në punë dhe sigurinë për shëndetin e tyre, me vendimin nr.6 datë 27.10.2020 vendosi:

-Pezullimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në Gjykatën Administrative të Apelit.

-Përjashtohen nga efektet e këtij pezullimi veprimtaria gjyqësore që lidhet me çështje me natyrë të ngutshme, të vlerësuara si të tilla rast pas rasti nga gjyqtari relator, si dhe shërbimet gjyqësore e administrative të ngutshme moskryerja e të cilave passjell humbje të afateve të parashikuara në ligj.

-Kohëzgjatja e pezullimit, parashikuar në pikën 1 të këtij vendimi, do të jetë deri në datën 30.10.2020.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re