Në një fazë të jetës të gjithë kanë patur probleme me barkun. Disa nga simptomat më të përhapura përfshijnë fryrje, kriza të muskujve të barkut dhe në raste më serioze diare e vazhdueshme.

Problemet me barkun zakonisht kuptojnë se organizmi po kalon në një shqetësim të sistemit gastrointensinal apo tretës. Shkaqet e këtyre shqetësimeve janë nga më të ndryshmet, duke filluar nga virozat e stinës, infeksionet bakteriale apo përdorimi i antibiotikëve.

Por shpesh këto probleme lindin edhe si pasojë e helmimit nga ushqimi dhe ujit që konsumojmë në përditshmëri. Problemet e barkut që vijnë si rezultat i infeksioneve, janë më të përhapura tek fëmijët e vegjël dhe shkaktohen nga virozat. Ndërsa ato që shkak kanë helmimin vijnë si pasojë e ruajtjes jo në mënyrën e duhur të ushqimit. Ju sjellim disa metoda efektive të cilat arrijnë të ndihmojnë trupin në normalizimin e krizave të barkut.

Hidratimi: Dehidratimi është një nga pasojat që shkaktojnë problemet me barkun, dhe në disa raste diçka e tillë është fatale. Prandaj është shumë e rëndësishme që të konsumohen lëngje natyrale dhe ujë. Ato që duhen të shmangen janë aklooli, qumështi dhe pijet me kafeinë, pasi mund të përkeqësojnë simptomat.

Probiotikët: Probiotikët ju duhen. Ato janë burimi kryesor i baktereve të mira të cilat ndodhen në mukozën e organeve të sistemit tretës. Këta janë praktikisht organizma të gjallë të cilët jetojnë në disa ushqime. Këtu përfshihen djathi i bardhë, kosi, kefiri, ullinjtë jeshil, çokollata e zezë, lakra dhe kastravecët turshi. Bakteret e mira që jetojnë në organet e sistemit tretës janë thelbësore në mbrojtjen e tyre nga infeksionet. Kur organizmi bie në kontakt me antibiotikë të ndryshëm, apo preket nga viruse, probiotikët ndihmojnë në ekuilibrimin e funksioneve të sistemit tretës.

Ushqimet që duhen konsumuar
Ushqimet të cilat ndihmojnë në kontrollimin e simptomave të problemeve me barkun përfshijnë: bananet, orizin, pure molle dhe bukë të thekur. Këto ushqime bëjnë të mundur që shëndeti i organeve të sistemit tretës të mos përkeqësohet. Ushqime të tjera që mund të konsumoni janë: tërshëra, patate të zjera apo të pjekura pa lëkurë, mish pule e pjekur pa lëkurë dhe supë pule.

Ushqimet që duhet të shmangni
Ushqimet e skuqura apo me yndyrë të tepërt ndikojnë në përkeqësimin e simptomave të problemeve me barkun. Ju këshillojmë që të mos konsumoni as ushqime me nivel të lartë fibrash. Këtu futen frutat dhe perimet pasi ndikojnë në fryrjen e stomakut. Gjithashtu ushqime të tjera që duhen shmangur janë: alkooli, bishtajorët, brokoli, lakra e gjallë, lulelakra, misri, qiqrat, akullorja, kumbullat, çaji e qumështi. Por nëse simptomat zgjasin për një kohë të gjatë, është e këshillueshme që të konsultoheni me mjekët e fushës për trajtime më të forta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re