Sugjerohet më poshtë disa metoda efikase në përpilimin e disa kurave të thjeshta nga ushqime të freskëta që i bëjnë lëkurës një transformim të mirëfilltë.

Kura për lëkurë të thatë: Kjo kurë e pasur me acide yndyrore omega-3 forcon qelizat e lëkurës. Falë mjaltit dhe kosit, fytyra do të jetë më e tendosur dhe e butë. Kjo përzierje aplikohet në të gjithë fytyrën dy herë në javë dhe mbahet për rreth 15-20 minuta. Më pas shpëlahet me ujë të ftohtë.

Përbërësit: Një avokado, 2 lugë gjelle me kos, një lugë gjelle me vaj ulliri, një lugë gjelle me mjaltë.

Kura për lëkurat problematike: Nëse lëkura juaj është problematike dhe ka tendencën të ketë akne të shumëta, atëherë provojeni këtë kurë. Bananet janë të pasura me vitaminë A që rigjallëron qelizat dhe pastron poret. Shafrani shkatërron bakteret që shkaktojnë akne, ndërsa soda e bukës përthith yndyrën e tepërt në lëkurë. Aplikohet pasi të keni pastruar fytyrën me ujë të vakët vetëm një herë në javë.

Përbërësit: Një banane, gjysëm luge çaji me sodë buke, gjysëm luge çaji me shafran indie.

Kura për lëkurë të ashpër: Kastraveci largon skuqjet. Për më tepër, ai përçon një aromë freskie sa do ju duket sikur jeni në një qendër estetike. Kjo maskë e zbut lëkurën ndjeshëm vetëm pas një përdorimi. Aplikohet në fytyrë dy herë në javë.

Përbërësit:Gjysëm kastraveci i bërë pelte, cerek gote me qumësht, një lugë gjelle me mjaltë, një lugë gjelle me sheqer kaf.

Kura për lëkurë të yndyrshme: Një lugë gjelle me lëng limoni. Acidi tek lëngu i limonit largon yndyrën e tepërt dhe qelizat e vdekura ndërsa tërshëra e zbut lëkurën dhe heq skuqjen. Kjo kurë aplikohet në fytyrë një herë në javë.

Përbërësit: Gjysëm filxhani me tërshërë të gatuar e të ftohtë, një vezë.

Kura për lëkurë me njolla: Kjo maskë jo vetëm që largon aknet por edhe nxit prodhimin e kolagjenin. Mjalti në veçanti zbardh lëkurën. Kura duhet bërë një herë në javë.

Përbërësit: Një kungull dimri nga ato që rritet në vreshta, K=kungulli duhet bërë pelte në një mikser, një lugë gjelle me mjaltë, dy pika nga vaji i pemës së çajit.

Kura për lëkurë të lodhur: Me këtë maskë fytyra juaj do të jetë e freskët dhe e qetë. Limoni dhe sheqeri do të ndihmojnë në largimin e qelizave të vdekura. Vaji i ullirit do të hidratojë lëkurën dhe do t’i japë shëndetin dhe freskinë e munguar. Kjo kurë mund të përdoret 2-3 herë në javë.

Përbërësit: Lëngu i një limoni, dy lugë gjelle me sheqer, një lugë gjelle me vaj ulliri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re