Rama: Në disa vende po rishfaqet rreziku për karantinë. Atë që duhet të bëjmë me cdo kusht të parandalojmë është një karantinë e përgjithshme e dytë, e cila do të ishte tejet e vështirë për vendin, ekonominë e shumë familjeve dhe për shtetin. Nuk dua të bëj historikun e asaj që ka ndodhur por dua të kujtoj që në fazën e parë, ne ja dolëm më shumë sukses të përballim goditjen e furisë të parë të armikut të padukshëm dhe të sistemojmë sipas të gjithë skenarëve të përshkallëzimit të epidemisë të gjithë sistemin mbrojtës në vijën e parë në spitale. Nëse në krye të herës ishte reparti i infektivit që ishte aty si stacioni i mbrojtjes, ne sot kemi plot katër spitale të specializuar Covid në Tiranë.

Një mbyllje e përgjithshme nuk do të kursejë askënd. Kështu që më mirë sot të hedhim një hap tjetër, të jemi të gjithë bashkë dhe solidarë, se sa nesër të gjendemi brenda mureve dhe të shikojmë rihapjen e kanalit prej nga do të rrjedhin në drejtim të paditur të ardhurat e familjes. Mos harroni që kemi angazhuar gjithçka për të përballuar pasojat e tërmetit“, vijoi Rama duke lënë të kuptohet se arka e shtetit është e ngarkuar me këto shpenzime dhe do të ishte i pamundur përballimi i një mbylljeje tjetër.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re