Grekët e lashtë e filluan traditën e Vitit të Ri me hënën e re të 21 qershorit. Përpara kohës së Jul cezarit Viti i Ri fiillonte në 1 Mars. Në shumë vende europiane gjatë periudhës së mesjetës Viti i Ri fillonte me 25 mars, ditën e Shpalljes. Po sot?

Nata e vitit të Ri

Në shumë vende qëndrohet pa fjetur për të pritur atë që njihet si nata e ndërrimit të viteve. Pothuajse kudo mbizotëron atmosferë feste. Në sheshin Trafalgar të Londrës apo në Times Square, në Nju Jork njerëzit grumbullohen dhe bëhen me qindra mijëra. Ky është Viti i Ri që ne festojmë zakonisht.

1.Viti i Ri kinez

 

Shumë fëmijë kinezë vishen me rroba të reja për të festuar Vitin e Ri kinez ndërsa  të gjithë ndezin drita dhe i bashkohen grupit nën udhëheqjen e një dragoi prej mëndafshi, simboli kinez të forcës.

Sipas legjendës, dragoi fle gjatë gjithë vitit, kështu që njerëzit detyrohen të ndezin fishekzjarrë për ta mbajtur zgjuar.

2.Rosh Hashanah, Yom Kippur

Në shtator ose tetor, hebrenjtë besojnë se Zoti hapi librin e jetës për 10 ditë, gjë që nis vitin e ri hebre, Rosh Hashanah për ta mbyllur me Yom Kippur, ditën e larjes së mëkateve.

Gjatë këtyre ditëve, më të shenjtat në kalendarin hebre, njerëzit përpiqen që të bëjnë sa më shumë mirësi dhe të falin të tjerët. Briri i një demi bluhet gjatë Rosh Hashanah si shenjë e largimit të mëkatëve.

3.Songkran

 

Në Tajlandë,gjatë festivalit tre ditorë special të ujit që zgjat 13-15 prill, budistët festojnë Vitin e Ri. Paradat kryesohen nga statuja e Budës që shpërndan ujë rrugëve. Në fshatra të vegjël njerëzit hedhin ujë ndaj njëri tjetrit për qejf ndërsa njerëzit lirojnë peshq si akt mirësie.

Indonezia feston dy Vite të Rinj, atë zyrtarin me 1 janar dhe atë islamikun, si të gjitha vendet e besimit islam, që ndryshon datë nga viti në vit.

-Kisha Ortodokse Ruse feston Vitin e Ri sipas kalendarit Julian, në 14 janar.

-Në Vietnam, Viti i Ri fillon zakonisht në Shkurt.-Irani feston Vitin e Ri në 21 mars.

-Të gjitha besimet fetare në Indi kanë data të ndryshme të festimit të vitit të ri.

-Në Marok, njerëzit festojnë Vitin e Ri sipas kalendarit islamik në ditën e dhjetë të muajit Muharrem, muajit të parë të kalendarit islamik.

-Koreanët festojnë Vitin e Ri në tre ditët e para të janarit./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re