Kryeministri britanik Boris Johnson ka kërcënuar të bëjë presion për zgjedhje të parakohshme me 15 tetor, ndërsa administrata e tij ka dëbuar deputetët rebelë nga Partia Konservatore, pasi kundërshtuar qeverinë në votimet e së martës.

Parlamenti britanik ndodhet në mes të një përballjeje të madhe lidhur me ofertën e Johnson për të nxjerrë Mbretërinë e Bashkuar nga Bashkimi Evropian deri më  31 tetor, me ose pa marrëveshje divorci.

Në ditën e tyre të parë të kthimit pas pushimeve verore, deputetët dezertues dhe ata të opozitës votuan në favor të përmbysjes së agjendës në mënrë që të mos miratojnë shtyrje të Brexit deri më 31 janar të vitit 2020

Drama që po shpaloset me shpejtësi vjen pas një pezullimi të gjatë të parlamentit. Pak ditë më parë, Johnson kërkoi mendimin e Mbretëreshës lidhur me shkarkimin e parlamentit dhe thirrjen e zgjedhjeve të reja.

Sondazhet analistike flasin për zhgënjim nga ana e “brexiterëve” të cilët situatën e krijuar nga Johnson e kanë konsideruar si “të favorshme për Britaninë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re