Gennaro Gattuso largohet zyrtarisht nga drejtimi i Kombëtares së Italisë.

 

Federata Italiane e Futbollit konfirmoi gjithçka përmes një komunikatë për shtyp këtë të premte.

 

Pas disfatës së Italisë ndaj Bosnjes që vulosi eliminimin e Italisë në playoffin e Botërorit të kësaj vere, trajneri 48 vjeçar vendosi të zgjidhë kontratën me Federatën Italiane të Futbollit.

 

Dyshimet për qëndrimin në stol të Gattusos u ngritën menjëherë pas përfundimit të ndeshjes në Zenica dhe tani u mor vendimi që erdhi në të njëjtën kohë me tërmetin që tronditi FIGC me dorëheqjet e presidentit Gravina dhe shefit të delegacionit të “Të Kaltërve”, Gianiluigi Buffon.

 

Në këtë mënyrë hapet zyrtarisht gara për pasuesin e Gattusos dhe në këtë moment kandidatët janë Roberto Mancini, Max Allegri, Simone Inzaghi e Antonio Conte.

Emri i trajnerit të ri do të mësohet pas 22 qershorit kur do të zhvillohet Asambleja Zgjedhore e Federatës Italiane, ndërkaq trajner i komanduar i Italisë mund të jetë Baldini, trajneri aktual i skuadrës U21 të Italisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re