Shkrimtari dhe gazetari i njohur saudit, Jamal Khashoggi u zhduk gjatë një vizite në konsullatën të Arabisë Saudite në Stamboll, njoftojnë media të ndryshme.

Arab21, duke iu referuar dëshmisë të të fejuarës së tij, tha se Khashoggi hyrë në konsullatë për 1 orë rreth pasdites, në atë që dukej si një vizitë rutinë për të përfunduar dokumentet, por pastaj u zhduk.

Ajo i tha Uashington Post-it se kishte e kishte shoqëruar Khashoggy-në në konsullatë, por më pas mbeti e vetme pasi konsullata u mbyll. Veprimi që ndërrmori ishte thirrja e policisë.

Turan Kislakci, një mik i Khashoggy-it, i cili ishte gjithashtu jashtë konsullatës, i tha Post-it: “Unë jam i sigurt se është brenda.”

Khashoggy, i cili dikur ka punuar si këshilltar për familjen mbretërore saudite, iku nga vendi në shtator të vitit të kaluar, kur Princi i Kurorës, Muhamed bin Salman urdhëroi arestimin e një pjese të elitës politike, ekonomike dhe intelektuale.

Kolumnisti i shquar i Uashington Post, Khashoggy ka qenë dhe është kritik i programit të reformave nën Princin bin Salman.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re