Komisioni i Disiplinës ka nxjerrë sot vendimet për javën e fundit në futbollin shqiptar. Duket se zhvillimi i Asamblesë së Përgjithshme dhe prezantimi i trajnerit të ri të kombëtares kanë bërë që të dalin me vonesë këto vendime. Këtë herë skuadrat e Superiores nuk janë prekur nga vendimet që janë fokusuar te kategoritë inferiore dhe moshat. Fokusi ka qënë te ndeshja e ndërprerë në Kavajë mes Besës dhe Bylisit që duket se ndihmojnë ballshiotët të ngjiten një kategori më lart.

Por edhe Tomori e ka pësuar nga këto vendime pasi futbollisti Aldo Dervishi i përfshirë në një konflikte me futbollistin e Pogradecit, Anteo Osmanllari është dënuar me 8 ndeshje pezullim. Të njëjtin dënim e ka marrë edhe futbollisti i skuadrës pogradecare. Kështu pas Sharavollit për arsye dëmtimi është edhe Dervishi që mbyll këtu sezonin para kohe për shkak të këtij dënimi duke shtuar dhimbjet e kokës për trajnerin Dule.

Në sfidën ndaj Apolonisë ai duhet të shpresoj tek rikthimet e Dukës dhe Drabos për të ndryshuar diçka në skuadër nga ndeshja në Pogradec. Por dënime kanë marrë edhe dy futbollistët kuçovar të Skraparit, Florjan Kopaçi dhe Sajmir Gega. Kështu 5 ndeshje për Gegën dhe 2 të tilla për Kopaçin janë dënimet e dhëna dhe të dy futbollistët do të jenë mungesa të rëndësishme për Skraparin./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re