Pas ngjarjeve të ndodhura javën e shkuar në Berat gjatë zhvillimit të ndeshjes së moshave midis Tomorit dhe Apolonisë U17 ditën e djeshme Komisioni i Disiplinës ka marrë një vendim.

Por duket se dënimi ishte më i lehtë nga sa vet beratasit prisnin nisur nga situata e krijuar gjatë asaj ndeshje, një pamje që kishim kohë që nuk e shihnim në Berat.

Më poshtë keni edhe vendimet e Komisioni të Disiplinës në FSHF:

KF “Tomorri” U-17, për deshtim në përmbushjen e përgjegjësive duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes, sjellje të gabuar të tifozeve, në bazë të nenit 64 dhe 65/3/b) të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes kundër KF “Apollonia” U-17 në tavoline me rezultatin 3-0 dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektator në stadiumin përkatës.

Zyrtari i “Tomorri” U-17, Santiljano Dule , për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/2/a të KDS, dënohet të paktën 8(tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në stolin e rezervave, dhomat e zhveshjes dhe territorit përreth fushës.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re