Komisioni i Disiplinës i mbledhur sot ka marrë vendimet mbi ndeshjet e fundjavës në kampionatet shqiptare duke dhënë edhe disa vendime ku duket se klubi më i preku është Tomori.

Pas asaj që ndodhi në ndeshjes e së dielës ndaj Apolonisë, Komisioni i Disiplinës ka marrë disa vendime drastike ndaj Tomorit që mund të ndikojnë ecurinë e mëtejshme të sezonit. Skuadra beratase e ka humbur ndeshjen ndaj Apolonisë me rezultatin 0-3 dhe po ashtu është dënuar 4 ndeshje në fushë asnjëanëse dhe pa spektator. Për t’u mos u mjaftuar me këto ka pësuar edhe një dënim me 2 milionë lek(të vjetra).

Dënimet nuk kanë munguar as për dy trajnerët e Tomorit: Santiliano Dule dhe Arben Paja.

Ndërkohë që menjëherë pas shpalljes së vendimeve klubi beratas ka reaguar në faqen e vet zyrtare në rrjetin social, facebook duke e parë këtë vendim, si dashakeqës dhe se e gjitha erdhi për shkak të veprimeve të gjyqtarit Halo dhe se kjo është një vazhdë vendimesh ndaj Tomorit në këtë sezon.

Po ashtu klubi është shprehur se nesër në një konferencë për shtyp do të marrë edhe vendimin përfundimtar që mund të jetë bojkoti i kampionatit për këto vendime nisur nga ndeshja e radhës në Ballsh, kundra Bylisit./Berati.Tv

https://www.facebook.com/FkTomori.Al/posts/2714490008569159

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re