Skip to content

Disiplina i ‘’mbyll’’ sezonin Çaços

14494899 10211310814271259 8854994367475207108 n

Vendimet e sotme të Komisionit të Disiplinës kanë penalizuar edhe Tomorin. Bëhet fjaë për mbrojtësin dhe mesfushorin e djathtë të Tomorit, Ervis Çaço. Pikërisht  në javën kur tek Tomori do vinte një rikthim i rëndësishëm ai i mesfushorit Aristotel Kolecit, i cili për një zënkë në sfidën ndaj Apolonisë u dënua me pesë javë penalizim. Pikërisht nga Apolonia tek Apolonia ai do të rikthehet këtë fundjavë në Fier, si një pikë e rëndësishme në mesfushë.

Ndërsa Çaço po për një zënkë në ndeshjen ndaj Bylis me mbrojtësin Buzi është dënuar sot nga Disiplina me 6 javë, e njëjta masë u mor edhe për mbrojtësin ballshiot.

Kështu duke ditur se deri në fundin e sezonit janë vetëm 5 ndeshje për Çaçon ky sezon është mbyllur dhe deri në fund do të jetë një mungesë e rëndësishme për Tomorin në krahun e djathtë të mbrojtjes./Berati.TV

30221730 10216789946206133 2607194712318148608 n