Sot është mbledhur Komisioni i Disiplinës në FSHF duke marrë disa vendime që prekin Elis Bakajn tashmë i dënuar me dy ndeshje, Partizani për sjelljen e tifozëve me 1 milionë lek dhe Tirana me një ndeshje pa tifozë.

Mes shumë dënimeve bie në sy edhe ato që prekin dy ekipet e qarkut tonë: Tomorin dhe Naftëtarin. Sherri mes futbollistë në pushimin e ndeshjes mes Tomorit dhe Apolonisë nuk mbaroj me kartonat e kuq për Kolecin dhe Llambin. Të dy janë dënuar me 5 ndeshje pezullim dhe për Tomorin ky do të jetë një minus i madh.

Aristotel Koleci i adrhur në fillimin e këtij sezoni nga Kamza ka qënë një ndër pikat më të forta të Tomorit në mesfushë dhe mungesa e tij do të ndihet shumë në fushë.

Në krahun tjetër ka dënim edhe për Naftëtarin dhe tifozët e saj pasi Disiplina për sjellje të gabuar i dënon me një ndeshje pa tifozë.

  1. Lojtari i KF “Tomorri”,Aristotel Koleci, për goditje me grusht ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1.e) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
  1. KF “Naftëtari”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 66/3/a) të KDS, dënohet me zhvillimin e 1 (një) ndeshje pa spektatorë.
Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re