Skip to content

Disku qiellor i Nebra-s: Objekti misterioz, e menduar të jetë harta më e vjetër e yjeve në botë

Screenshot 88 2

Fotoja e mësipërme është një disk bronzi afro 30 centimetra, e menduar të jetë harta më e vjetër e yjeve në botë.

Disku qiellor i Nebra-s u gjet në vitin 1999 afër qytetit të Nebras në Gjermani, nga një grup personazh që gjuanin për thesare. Këta të fundit e lokalizuan diskun dhe një sërë thesaresh të tjera përmes detektorëve metalikë. Disku, së bashku me disa shpata, sopata e të tjera objekte, mendohet se i përkasin Epokës së Bronzit.

Screenshot 89 1

Autoritetet gjermane e morën në dorë diskun qiellor të Nebras në vitin 2001, ndërsa objekti i lashtë kishte kaluar disa herë në duart e tregtarëve të paligjshëm.

Në bazë të analizave, studiuesit e datojnë diskun në vitet 1600 BC, thënë ndryshe, me një moshë afro 3600 vjeçare.

Screenshot 91 1

Disku tregon diellin, hënën, solsticet si dhe disa yje (konstelacione) dhe konsiderohet nga studiuesit si një ndër hartat më të vjetra në botë, që tregon mbi botëkuptimin e njerëzve të asaj kohe për qiejt.

Pavarësisht bukurisë, detajeve të saj dhe faktit se UNESCO e ka cilësuar si një ndër zbulimet më të rëndësishme të shekullit të XX, ka edhe studiues që mendojnë ndryshe.

Screenshot 92 1

Dy arkeologë publikuan vitin e kaluar një artikull, ku pretendojnë se disku i përket Epokës së Hekurit. Harta sipas tyre mund të jetë afro 1 mijë vite më e re nga datimi i bërë më para. Artikulli solli debate të forta në Gjermani mes studiuesve, ndërsa Muzeu gjerman ka hedhur poshtë pretendimet e dy arkeologëve, duke thënë se mbi objektin janë kryer dhjetëra analiza e studime.