Ka nisur në orën 11:00 takimi mes ambasadorëve të BE-së, SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe i OSBE-së.

Takimi është thirrur nga ambasadori i BE-së Luigi Soreca dhe zhvillohet në zyrën e tij.

Në këtë takim marrin pjesë: ambasadorja Kim, Borchardt, Norman dhe Zingraf.

Zhvillimet vinë pas negociatave maratonë për reformën zgjedhore që ende nuk janë finalizuar me një marrëveshje.

Një ditë më parë Ambasadorja e SHBA Yuri Kim përgëzoi mazhorancën dhe tha se ka ardhur koha për opozitën dhe Lulzim Bashën që të baraspeshojë të gjithë faktorët dhe të thotë “PO” për popullin shqiptar dhe të thonë “PO” për Shqipërinë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re