Në mbledhjen e Grupit parlamentar të Partisë Demokratike kanë nisur diskutimet mbi propozimin e kryetarit Lulzim Basha për djegien e mandateve të deputetit. Deklarata pro raportohen njera pas tjetrës nga mediat nga burime brenda mbledhjes.

Edmond Spaho: Nuk duhet të lëvizim nga djegia e mandateve. Në zgjedhje me Ramen nuk hyjmë se ai prapë do të na i vjedhë.

Flamur Noka: Duhet djegia e mandateve, të bashkohemi me qytetarët. Nuk mund të jemi opozitë fasadë. Ky është një regjim, nuk mund të sillemi normalisht.

Agron Duka: Në mënyrë absolute jam për djegien e mandateve.

Florian Mima: Jam për djegie mandatesh

Oriola Pampuri: Djegia e mandateve, akt sublim.

Ervin Salianji: Po flasim që t’i lëmë mandatet. Unë thashë duhet t’i lëmë dhe të gjejmë hapësirat ligjore që t’i lëmë që tani

Andon Frrokaj: Pro djegies, ne i paraprijmë me sakrificë. Ne duhet të dalim t’i themi qytetarëve jemi si ju, pa asnjë ndryshim. Është koha për veprim.

Vijon…

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re