Ka nisur mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin që do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Sali Berishës.

Avokati i tij, Genc Gjokutaj ka kërkuar shtyrjen e marrjes e vendimit deri në shprehje të Gjykatës Kushtetuese.

Gjokutaj: Në Kushtetuese është depozituar kërkesa e 1/5 së deputetëve, pwr zgjidhjen e konfliktit për sa i takon heqjes së lirisë së deputetit Sali Berisha. E kemi të noterizuar dhe ua paraqesim në cilësinë e provës, që edhe anëtarët e këtij këshilli të njihen me faktin që është determinant sipas nesh në lidhje me objektin e hetimit që ju sot keni përpara.

Është kërkuar papajtueshmëria e kushtetutshmërisë lidhur me çështjen në fjalë. Kjo çështje e masave të sigurimit ndaj Sali Berishës ka nisur në tetor, dhe masat e mëparshme, janë marrë me kërkesë të SPAK drejtuar GJKKO. Prokuroria i është drejtuar gjykatës, ndërkohë që Berisha është deputet, e gjithë praktika juaj, ka ecur me dhënien e autorizimit edhe për masën e detyrimit për paraqitje por edhe ndalimit jashtë shtetit.

Duke qenë se kjo çështje është në Gjykatë Kushtetuese, ne ju kërkojmë që ta pezulloni ose të shtyni këtë seancë. Sepse ekziston mundësi që ju të jepni miratimin por Kushtetuesja mund të mos ketë këtë vendim dhe lind një konflikt i madh. Mendoj se duhet ta shtyni deri sa te vendos Gjykata Kushtetuese.

VIJON…

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re