Presidenti Bajram Begaj do të zhvilloj edhe sot takime me krerët e partive në vend, për të diskutuar mbi datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
Sot në Presidencë zhvilloht një takim me përfaqësuesit e Partisë së Lirisë, ku në mungesë të Ilir Metës për shkak se ndodhet në paraburgim, në Presidencë ka mbërritur nënkryetarja e PL-së Erisa Xhixho dhe Sekretari i Përgjithshëm, Tedi Blushi.
Kujtojmë se një ditë më parë Begaj u takua dhe me krerët e partive të vogal, të cilët propozuan datën më të përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve.
Në presidencë një ditë më parë shkoi kreu i Aleanca Progresiste LZHK, Dashamir Shehi, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, kreu i Partia Agrare Ambientaliste, Agron Duka, kreu i Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, kreu i PDIU Shpëtim Idrizi dhe kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj.
