Skip to content

Diskutimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, Çupi: Rregullorja e Kuvendit është gjetur në shkelje! E paqartë se ç’do ndodh me këstet e paguara nga profesionistët e lirë

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, gjatë diskutimeve të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për rregulloren e Kuvendit, Tatimin e Profesioneve të Lira dhe Ligjin për Komisionet Hetimore në Këshillin për Legjislacionin, është shprehur se GJK ka gjetur Kuvendin në shkelje, sa i përket Rregullores.

Në fjalën e saj, Çupi u shpreh se Gjykata ka arritur në përfundimin se ndryshimet në ligj, kanë dëmtuar bashkëjetesën në Kuvend.

“Gjykata Kushtetuese ka gjetur Kuvendin në shkelje për sa i përket Rregullores së Kuvendit. Gjykata, ka theksuar se ndryshimet në ligj, kanë dëmtuar bashkëjetesën në Kuvend. Ndryshimet e rregullores së Kuvendit duhet të jenë transparente dhe konsensuale. Ndryshimet e njëanshme për më tepër, ashpërsimi i masave, dëmtojnë demokracinë parlamentare”, tha ajo.

Ndër të tjera, e ndalur te shfuqizimi të ligjit për Tatimin e Profesioneve të Lira, Çupi tha se mbetet e paqartë se çfarë do të ndodh me këstet e paguara, apo ato gjenerime të papaguara pasi ligji u shfuqizua deri më 31 janar 2030.

Ajo thaksoi se në këto kushte është e nevojshme që të ndërmerret një nismë ligjore e cila parashikon që këstet e paguara do të rimbursohen dhe kompensohen, ndërsa detyrimet e gjeneruara, akoma të papaguara, të zerohen.

“Gjykata ka konkluduar se tatimi profesionisteve të lirë, cënon lirinë e veprimtarisë ekonomike të lidhur me parimin e sigurisë Juridike. GjK ka shfuqizuar tatimin e profesioneve të lirë deri më 1 janar 2023. Por, ajo që mbetet më problematike, është fakti që vendimi është shpallur më datë 31.7.2024., ndërkohë që administrata tatimore, kishte gjeneruar këstet e tatimit për dy tre mujoret e parë, duke u bazuar në deklarimet e bëra ne 2023. Disa prej profesionistëve të lirë i kanë paguar këto këst, ndërsa të tjerët kanë marrë njoftime për kryerjen e pagesave.

Pas shfuqizimit të ligjit, mbetet e paqartë se çfarë do të ndodh me këstet e paguara, apo ato gjenerime të papaguara. Në këto kushte është e nevojshme që të ndërmerret një nismë ligjore që në ligjin 29 2023, në nenin 69, të shtohet pika katër, e cila parashikon që këstet e paguara do të rimbursohen dhe kompensohen. Ndërsa detyrimet e gjeneruara, akoma të papaguara, të zerohen”, tha deputetja.

“”