Kryetari i Grupit Parlamentar te PD Gazment Bardhi ka ngritur shqetësimin për zvarritjen për më shumë se 2 muaj të kërkesës së Prokurorisë për arrestimin e Zëvendëskryeminsitres Belinda Balluku. “Keni penguar për 2 muaj drejtësinë, keni shkelur Kushtetutën dhe Rregulloren”- është shprehur Bardhi.
Gjithashtu, Gazment Bardhi ka kerkuar ne mbledhjen e Keshillit te Imunitetit qe mbledhja te jete e hapur dhe media te lejohet ta ndjek ate. Duke respektuar kerkesen e prokurorise per te ruajtur sekretin hetimor, mendoj se mbledhja duhet te jete e hapur dhe vetem per raste kur prokurori deshiron te ndaje me Keshillin nje te dhene qe perben sekret hetimor, te vendoset qe dhenia e atij informacioni te behet me dyer te mbyllura.
“Ne parim, mbledhjet e organeve te Kuvendit jane te hapura dhe nuk ka asnje arsye qe kjo mbledhje te mbahet me dyer te mbyllura. Ju zoti Kryetar keni detyrimin qe ta hidhni kete ne votim. Nuk mund ti fshiheni publikut vjedhjen nga Belinda Balluku te miliona eurove, apo bashkefajesine e Edi Rames ne kete ceshtje” – mësohet të jetë shprehur Gazment Bardhi.
